Edi Rama ndan pamjet nga punimet në Pedriatrinë e Tiranës: Kushte më të mira dhe shërbim më cilësor për pacientët e vegjël

Edi Rama ndan pamjet nga punimet në Pedriatrinë e Tiranës: Kushte

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale nga punimet që po kryhen në Pediatrinë e Tiranës. Kreu i qeverisë shton se po punohet gjithashtu edhe me godina të tjera të QSUT-së.

“Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël.

Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”, shkruan kryeministri Rama.

Edi Rama ndan pamjet nga punimet në Pedriatrinë e Tiranës: Kushte më të mira dhe shërbim më cilësor për pacientët e vegjël

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook