Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar pranë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ndryshimin e nenit 120 të Kodit Penal për shpifjen duke shtuar aty edhe deputetët.
Gazetari Osman Stafa ka zbuluar për se me këtë ndryshim nëse një deputet bën një deklaratë ndaj dikujt, i akuzuari ka të drejtë të bëjë kallëzim në prokurori dhe nëse akuzuesi nuk e vërteton pretendimin, mund të dënohet me gjobë ose deri dënim me burg.
Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar më herët se Basha ka blerë 2 kate të një shumëkatëshi në Tiranë.