Nga 1 janari, kurse digjitale falas për çdo nxënës

Nga 1 janari, kurse digjitale falas për çdo nxënës

Nga janari i 2024-ës Bashkia e Tiranës do të mundësojë kurse digjitale falas tek Piramida për çdo nxënës. Kështu ka njoftuar kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me nxënësit e ekselencës.

“Duke filluar nga data 1 janar, të gjitha kurset tona do të jenë falas. Për çdo djalë dhe çdo vajzë që dëshiron të marrë njohuri digjitale, Bashkia e Tiranës, me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, do t’u paguajnë bursën e plotë. “

Veliaj shprehu dhe mirënjohjen e tij për nxënësit me rezultate të shkëlqyera në mësime. Këtë vit, 2 926 nënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme mbështeten me bursa nga Bashkia e Tiranës.

“Këtë vit kemi thyer rekord për numrin e nxënësve me dhjeta. Prandaj, nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa t’u themi çunave dhe gocave: Bravo ju qoftë! Disa prej tyre, ndoshta ia kanë nisur nga zero në Tiranë, ndaj kam veç mirënjohje për ta, për nënat, baballarët, gjyshërit dhe gjyshet tuaja.”

E ndërsa jemi në prag fundviti, kryebashkiaku fton të gjithë qytetarët të kontribuojnë për familjet në nevojë pranë qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës.

Nga 1 janari, kurse digjitale falas për çdo nxënës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook