Nga Dako, Koka te Gjici e Beleri! Transferohen nga Durrësi drejt Fierit të gjithë të burgosurit VIP

Nga Dako, Koka te Gjici e Beleri! Transferohen nga Durrësi drejt Fierit

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, mbrëmë gjatë natës, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve disa të burgosur VIP janë transferuar.

Mësohet se të burgosurit si ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, Alqi Bllako, ish-ministri Lefter Koka, Fredi Beleri, Lefter Alla dhe Safet Gjici janë transferuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, ku më parë ishte ish-ministri Saimir Tahiri. Po ashtu mësohet se në këtë burg janë transferuar edhe Oltion Bistri, Dedan Gjoni, Fran Tuci dhe  Xhevahir Lita.

Mësohet se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit. Kujtojmë se pak ditë më parë u cënua rëndë siguria në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

 

Nga Dako, Koka te Gjici e Beleri! Transferohen nga Durrësi drejt Fierit të gjithë të burgosurit VIP

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook