Një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi u plagos me frezë në ambiente te banesës së tij. Ngjarja ndodhi në Kavajë.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.