Terrorizoi të afërmit me armë zjarri, policia arreston 27-vjeçarin në kryeqytet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar që qëlloi në ajër me armë zjarri, në afërsi të banesës së të afërmve të tij.

Sipas bluve, në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin: Dh. Th., 27 vjeç, banues në Shkozë.

I riu mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në afërsi të banesës së të afërmve të tij.

Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Terrorizoi të afërmit me armë zjarri, policia arreston 27-vjeçarin në kryeqytet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook