Votimi për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës! Zbardhen detaje nga protesta e opozitës, ja kur do të nisë tubimi

Votimi për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë para Parlamentit të enjten, kur Kuvendi do të votojë për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Protesta do të zhvillohet më 21 Dhjetor në orën 09:00 para Kuvendit të Shqipërisë.

“Opozita e të drejtave të mohuara në aksion” është logo e protestës së thirrur nga Berisha.

Ish-kryeministri një konferencë për mediat ditën e sotme u shpreh se do ta konsultojë me avokatët e tij nëse do t’a zbatojë vendimin.

“Vendimi i Parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm. Nuk mund të pranoj të ligjshëm, një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm.

Tjetër problem do të këshillohem me avokatët. E denoncoj sepse është i paligjshëm, pa shqyrtuar asnjë dosje.

Avokatët i dëgjoj, me votimin e Parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesit. Në këshillim me avokatët do të marr vendimet që duhet”, tha ai.

Votimi për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin

Votimi për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës! Zbardhen detaje nga protesta e opozitës, ja kur do të nisë tubimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook