Vrasje pasioni, 40-vjeçari shqiptar qëlloi për vdekje gruan italiane pasi ndërpreu lidhjen jashtëmartesore. Si e kërcënoi me publikimin e…

Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë të dashuruar. Por një vit më parë lidhja e tyre mori fund. Megjithatë, ai nuk e pranoi kurrë ndarjen dhe kishte filluar ta bezdiste aq shumë, sa që tetorin e kaluar, ajo e denoncoi për ndjekje.

Fandaj, 40 vjeç, transportues kosovar, banues në Altivole, është ende në arrati dhe kërkohet aktivisht. Vrasësi i dyshuar ka përndjekur Vanessan për disa kohë. Që kur ajo e la atë, në vitin 2022, jeta e saj ishte kthyer në një makth. Fandja dyshohet se filloi ta kërcënonte atë, madje edhe me vdekje, duke u paraqitur në supermarketin ku viktima punonte si arkëtare.

Në tetor, kosovari do t’i kishte thënë asaj për qëllimin e tij për të publikuar disa video në internet ku të dy ishin në momente intime. Në atë moment, Vanessa Ballam vendosi të bënte një ankesë në polici. Dhe pak ditë më vonë karabinierët kryen një kontroll në shtëpinë e 40-vjeçarit, i cili me sa duket nuk kishte precedentë penalë dhe i sekuestruan kompjuterin dhe celularin.

Gruaja ishte e martuar prej vitit 2013 dhe priste një fëmijë tjetër. Sulmi ka qenë i papritur dhe goditjet me thikë e kanë qëlluar vajzën në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas sulmuesi e la atë në hyrje të shtëpisë në një pellg gjaku dhe u largua me vrap.

Krimi ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. Vrasësi me sa duket u largua në këmbë dhe më pas me një furgon. Karabinierët e Trevisos dhe Castelfranco Veneto u nisën në gjurmët e tij.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Vrasje pasioni, 40-vjeçari shqiptar qëlloi për vdekje gruan italiane pasi ndërpreu lidhjen jashtëmartesore. Si e kërcënoi me publikimin e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook