Eliminimi nga Conference League duket se ka lënë pasoja te Ballkani. Skuadra e Ilir Dajës u imponua 2-1 në Gjilan, ndaj Dritës. Kampionët në fuqi e nisën mirë ndeshjen, madje kaluan në avantazh që në minutën e pestë me Bajram Jashanicën.
Vendasit reaguan brenda pjesës së parë, duke përmbysur llogaritë. Fillimisht Baftiu vendosi ekuilibrat në minutën e 27-të, përpara se Krasniqi të kalonte në epërsi skuadrën e tij për herë të parë në këtë takim. Në pjesën e dytë nuk do kishte gol, pavarësisht përpjekjeve.
Drita kështu renditet në vendin e 3-të me 34 pikë, duke u afruar në -5 me Ballkanin kryesues. Kampionati i elitës në Kosovë këtë sezon duket mjaft interesant, me garën për titull dhe për mbijetesë që sa vjen e bëhet më e ashpër.
(J.S/)