Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Fier

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier zbuluan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundëligjshme.

Nga ndërhyrja në ambientet e lokalit, në lagjen “15 tetori”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Fier, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 njesi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave dhe 41 bileta, që i shërbenin lojës së fatit “Gara me qen”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arena e Lajmit

Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Fier

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook