Me kallashnikov në banesë, pranga 28-vjeçarit në Shijak

Një 28-vjeçar nga Shijaku është vënë në pranga pasi i është gjetur një armë. Policia bën me dije se nga inteligjenca informative se në fshatin Metallaj, një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Si rezultat ka rënë në pranga shtetasi me iniciale R. D., 28 vjeç, banues në fshatin Metallaj, Shijak.

Ky shtetas posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën, kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar ta fshehë në një ambient afër banesës së tij. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Me kallashnikov në banesë, pranga 28-vjeçarit në Shijak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook