Rikthehen Warriors, mposhtin Boston në shtesë, Bucks thyejnë Spurs

Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit skuadrat pretendente të NBA nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se 5 ndeshje radhazi me fitore. Kjo i ndodhi sërish skuadrës kryesuese në Konferencën e Lindjes. Ishte ekipi i Golden State që mposhti 132-126 Bostonin pas kohës shtesë, në një ndeshje spektakolare mes dy ekipesh pretendente për titull.

Edhe pse të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë, ku White ishte më i miri me 30 pikë, kjo s’mjaftoi. Për Warriors u dallua Stephen Curry, autor i 33 pikëve. Gjithsesi, pavarësisht së pësuan humbjen e parë pas 5 ndeshjes, Celtics mbajnë kreun.

Fitore të rëndësishme arriti skuadra e Portland Trail Blazers, që mundi 109-104 Phoenix Suns. Kevin Durant realizoi 40 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për vendasit u dalluan Simons dhe Grant.

Fiton edhe ekipi i Milëaukee Bucks, që falë 40 pikëve të Damian Lillard mundi 131-119 San Antonio Spurs, duke qëndruar mes pretendentëve në Lindje. Fitore në sekondat e fundit korri ekipi i Memphis, që triumfoi 115-113 ndaj New Orleans, sfidë ku u dallua Morant me 34 pikë.

()

Arena e Lajmit

Rikthehen Warriors, mposhtin Boston në shtesë, Bucks thyejnë Spurs

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook