“Superliga Evropiane? Spanjollët donin të dëmtonin Premier League”, Rummenigge: Futbolli nuk është vetëm ekonomi

Ndërsa pret që Gjykata Evropiane e Drejtësisë të vendosë për këtë çështje nesër, më 21 dhjetor, Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar i Interit dhe tani në bordin e Bayern Munich, kthehet për të folur mbi këtë projekt, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”.

Menaxheri kujton veçanërisht natën në të cilën lindi zyrtarisht Superliga, me mesazhet e vazhdueshme nga Ceferin dhe pamundësinë për të folur me presidentin e atëhershëm të Juventusit, Andrea Agnelli. Bayern Munich, së bashku me PSG-në, ishte i vetmi klub i madh evropian, gjithmonë kundër idesë së Superligës.

Po çfarë ndodhi në të vërtetë atë natë? “Isha i shqetësuar. Ata ishin 12, më kot ishin përpjekur të na bindin ne dhe të tjerët. Ishin në pikën e thyerjes. Mendova: Po sikur të fillonin vërtet një revolucion? Do të ishte kaos. Pas dy ditësh flluska plasi.

Isha në stadium për Bayernin dhe Ceferin më dërgonte mesazhe çdo pesë minuta për të më thënë: Chelsea, Liverpool, City janë tërhequr… Kishte mbaruar. Kishte ‘super’ brenda. Ata dëshironin të ishin superiorë ndaj gjithçkaje; kampionateve, Champions League, futbollit. Çfarë ideje…”, – kujton Rummenigge.

Themeluesit e Superligës do të ishin përpjekur gjithashtu të përfshinin Bayern Munich në projekt: “Ata nuk erdhën tek unë, u përpoqën me Oliver Kahn, pasardhësin tim të caktuar në atë kohë. Unë, Uli Hoeness dhe presidenti Hainer thamë njëzëri: Asnjëherë! Ne duam të fitojmë, por sipas rregullave. Kështu mendonte edhe PSG”.

Rummenigge nuk shpjegon në mënyrë të veçantë rolin e luajtur nga Andrea Agnelli, një nga menaxherët më me ndikim në futbollin evropian në atë kohë: “Unë nuk kam qenë në gjendje të flas me Andrean që nga e diela kur ai e fiku celularin. Kishte thashetheme, nuk po vinte në Montreux dhe nuk u përgjigj.

Mendoj se nuk kishte guxim të thoshte se çfarë po bënte. E kuptoj që koronavirusi i detyroi klubet të shpejtonin, dikush donte para të reja, por ky lloj prezantimi nuk ishte profesional. Nuk e kuptoj dhe më vjen njerëzisht keq. Agnelli ishte president i Eca, ishte në ekzekutivin e UEFA-s, ishte president i një skuadre si Juventusi, ndër top-5 klubet. Andrea humbi gjithçka, edhe imazhin e tij. Kemi kaluar mirë, por, kur i thashë se futbolli nuk është vetëm ekonomi, ai nuk mendonte kështu si unë”.

Rummenigge shpjegon arsyet pse është kundër Superligës: “Seria A do të bëhej Serie B dhe Bundesliga si divizioni i dytë. Pra, kampionate të dobët. Dhe a e dini pse e gjitha kjo? Për të dëmtuar Premier League që fiton më shumë, thjesht sepse është më e mira. Sidomos skuadrat spanjolle donin ta dëmtonin atë dhe shpikën këtë projekt, i vetmi që do të vlente.

UEFA ofron turneun më të mirë të mundshëm, Liga e re e Kampionëve me 36 ekipe do të jetë edhe më spektakolare dhe e hapur. A keni parë festimet e Kopenhagen për kualifikimin në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve? A duhet të fitojnë gjithmonë të zakonshmit? Jo në futboll, ky sport ka në bazë të pamendueshmen, emocionin. Nuk ka matematikën. Modeli amerikan? Merita mbizotëron tek ne. Po je i mirë, fiton”.

()

Arena e Lajmit

“Superliga Evropiane? Spanjollët donin të dëmtonin Premier League”, Rummenigge: Futbolli nuk është vetëm ekonomi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook