“Të kam dhuruar zemrën, mos e ço në djall”, detaje të reja nga vrasja e italianes shtatzënë, shqiptari e kërcënonte: Do të të nxjerr videot

“Të kam dhuruar zemrën, mos e ço në djall”,

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Vanessa Ballan, 27-vjeçares italiane, e cila u masakrua me thikë nga shqiptari nga Kosova në provincën e Trevisos në Itali. 41-vjeçari, i cili u arrestua disa orë pasi kishte kryer krimin nuk arrinte ta pranonte ndarjen nga partnerja italiane me të cilën kishte pasur një histori të shkurtër dashurie shkruajnë mediat italiane.

Ai prej një viti e përndiqte 27-vjeçaren duke e kërcënuar se do ta vriste dhe do t’i tregonte bashkëshortit videot intime nëse nuk rikthehej me të. “Nëse nuk kthehesh me mua, do të të vras, do t’i tregoj bashkëshortit tënd videot tona intime që kemi bërë bashkë”- i drejtohej 41-vjeçari -ish-partneres së tij. Çifti kishte pasur një lidhje kur ajo ishte ende një adoleshente.

E reja italiane e denoncoi në polici më 26 tetor por asnjë masë nuk u mor ndaj 41-vjeçarit. Pas denoncimit u duk sikur situata u qetësua, kjo pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij. Prokuroria deklaronte se nuk kishte prova për të arrestuar 41-vjeçarin pasi mesazhet kërcënuese ishin fshirë nga celulari i 27-vjeçares për mos i parë bashkëshorti i saj. Ata raportonin se ishin duke hetuar mbi çështjen.

Sipas mediave italiane ka qenë shtatzënia e dytë e së resë, e cila ishte në muajin e tretë, e ka acaruar në maksimum 41-vjecarin deri sa mori aktin ekstrem të vrasjes. 41-vjeçari nga Kosova kishte postuar edhe disa herë video në TikTok ku fliste për dashurinë e tij. “Unë të kam dhuruar zemrën, por ti mos e ço në djall”. Pra kjo tregonte se ai nuk ishte dorëzuar kurrë dhe dëshironte që ajo të kthehej me të. 27-vjeçarja italiane prej 11 vitesh ishte martuar dhe ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.

“Të kam dhuruar zemrën, mos e ço në djall”, detaje të reja nga vrasja e italianes shtatzënë, shqiptari e kërcënonte: Do të të nxjerr videot

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook