U largua nga stoli Al-Ittihad, Espirito Santos rikthehet në Premier League

Nottingham Forest ka emëruar Nuno Espirito Santo në krye të pankinës, me në një kontratë dyvjeçare e gjysmë për të zëvendësuar Steve Cooper. Cooper u shkarkua të martën pas dy vitesh qëndrimi, pasi skuadra e Premier League  kishte humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe është në vendin e 17-të në tabelë.

Ish-trajneri i Wolves dhe Tottenham, Nuno, u shkarkua nga klubi i Pro-Ligës Saudite, Al-Ittihad në nëntor. Pushimet për “timonierin” ishin mjaft të shkurta dhe tashmë Espirito Santos duhet të “përveshë mëngët” për të arritur mision mbijetesë. Ndeshja e parë e 49-vjeçarit si trajneri i Nottingham Forest do të jetë të shtunën në shtëpi në Premier League kundër Bournemouth.

(J.S/)

Arena e Lajmit

U largua nga stoli Al-Ittihad, Espirito Santos rikthehet në Premier League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook