Vendimi i Gjykatës për Berishën, Bylykbashi: I mbylli derën të drejtës kushtetuese

Vendimi i Gjykatës për Berishën, Bylykbashi: I mbylli derën

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i “Rithemelimit”, Oerd Bylykbashi, është shprehur se Gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm për kërkesën e 30 deputetëve demokratë, i ka mbyllur derën të drejtës Kushtetuese.

Komentet Bylykbashi i bëri në emisionin “Now në Euronews Albania, ku tha se rrezikshmëria e këtij vendimi do të shtrihet edhe në të ardhmen.

Po ashtu ai tha se deputetët demokratë nuk i kishin kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzonte “masën e arrestit” ndaj Berishës, por të interpretonte nëse kërkesa për masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, nëse më parë duhet të kalonin nga Kuvendi, për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.

“GJK i ka mbyllur derën të drejtës kushtetuese. Nëse duhet të jetë gardiania e Kushtetutës, është bërë ajo që i mbyll portën çdokujt që nuk është maxhoranca dhe që kërkon një zgjidhje nga kjo gjykatë. Është një vendim i paprecedentë.

Rrezikshmëria e këtij vendimi do të shtrihet në të ardhmen sepse Gjykatës Kushtetuese i kërkohet të shfuqizojë Kushtetutën, nuk e ka këtë të drejtë. Nuk i është kërkuar shfuqizimi i masës së arrestit për Berishën, por i është kërkuar interpretimi i nenit 73 pika 2 të Kushtetutës, që ka të bëjë me imunitetin.

Pra me detyrimin e Prokurorisë që të kërkojë paraprakisht heqjen e imunitetit. Ne konsiderojmë që vendimi i Gjykatës së Posaçme që të merrte masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes nga vendi’ për Berishën, duhet të kalonte përmes Parlamentit”, tha Bylykbashi.

Vendimi i Gjykatës për Berishën, Bylykbashi: I mbylli derën të drejtës kushtetuese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook