Anëtari i Këshillit Kombëtar të grupit të Berishës, Lisandër Hoxhai ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, komentoi vendimin e Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas tij Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim, por ka braktisur, ndërsa shtoi se kjo e fundit po shmanget dhe nuk po bën detyrën siç duhet.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim, por ka braktisur detyrën. Dua të theksoj se ’kishte vendim! Është hera e parë që Kushtetuesja që shmanget dhe nuk bën detyrën, për mendimin tim të drejtë ka Berisha. Ky vendim ishte filo-PS në shkelje të kompetencave qe ligji i ngarkon gjykatësve. Ky organ nuk ka kompetencat ndaj ekziston imuniteti i deputetit. Pasi mund të sulmohen politikisht. Çfarë ka ndodhur? Regjimi vret. Kjo është logjika e ndjekur nga Kushtetuesja”, u shpreh Lisandër Hoxha.
()