Të bëhesh miliarder zakonisht kërkon një kombinim faktorësh që përfshijnë zgjuarsinë e biznesit, investimet strategjike dhe pak fat.
“Ndërsa nuk mund të garantoj statusin e miliarderit, këtu janë disa hapa të përgjithshëm që mund të rrisin shanset tuaja: zhvilloni aftësi të vlefshme në një fushë që ka potencial për të ardhura të larta financiare, si teknologjia, rrethohu me njerëz me mendje të njëjtë, mentorë dhe ekspertë që mund të ofrojnë udhëzime, mbështetje dhe lidhje të vlefshme, të përshtaten me ndryshimin e dinamikës së tregut dhe të identifikojnë mundësitë ku mund të krijoni ose investoni në zgjidhje inovative”, kjo ishte përgjigja e ChatGPT kur u pyet se si të bëhesh miliarder.
E vërteta është se shumë miliarderë që kanë parë pasurinë e tyre të rritet në lartësi të reja, kanë pasur teknologjinë AI si pikë referimi. Akumulimi i pasurisë së tyre është kryesisht për shkak të inteligjencës artificiale, e cila ndihmoi më shumë se gjysmën e 2,568 miliarderëve të planetit të ishin më të pasur se sa në vitin 2022.
Në fakt, për dhjetë miliarderët me të mëdhenj të vitit, pasuria e tyre u rrit me një total prej 490 miliardë dollarësh, deri më 15 dhjetor 2023, sipas vlerësimeve të Forbes. Sigurisht, nuk është rastësi që shtatë nga “dhjetëshja e artë” kanë lidhje me kompanitë e teknologjisë dhe tetë prej tyre vijnë nga SHBA.