“Do të përfundosh si Pinoçeti”, Artan Hoxha tregon përballjen në emision me Berishën para 6 vitesh

"Do të përfundosh si Pinoçeti", Artan Hoxha tregon

Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të paekspozuarit’ se ia kishte thënë Berishës se do të përfundonte si Pinoçeti, ish-diktatori kilian, që u çua në gjyatë në moshën 80-vjeçare. Hoxha tha me sarkazëm se me Berishën e përshpejtuan pak, meqë është sot 78 vjeç. Megjithatë Hoxha u shpreh se nuk ndjehej mirë në këtë moment që njeriu më i rëndësishëm në 30 vitet e fundit, njeriu që ka qenë dy herë president dhe dy herë kryeministër të jetë sot në këtë pozitë.

Biseda në studio

Artan Hoxha: Berishës i kam thënë që para gjashtë vitesh se do të përfundosh si Pinoçeti.

Ergys Mërtiri: Po, ti ia ke thënë në sy, madje.

Artan Hoxha: Dhe ndryshe nga Mërtiri i kam thënë se do t’i ndodhë pas moshës 80 vjeç, por e përshpejtuan një çikë më përpara. Pinoçetin e morën me karrocë për t’i komunikuar vendimin dhe e kthyen sërish në klinikë.

Ylli Rakipi: Këta amerikanët thua ti i marrin gjithmonë të vjetër?

Artan Hoxha: Ata i shkojnë në fund asaj që thonë. Berisha ka qenë investimi kryesor në 30 vitet e fundit. Në deklarimin që ka bërë sekretari i shtetit, Antony Blinken, më 18 maj 2021, ai thotë se: “Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si kryeministër, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale”. Kjo është akuza që ka Sali Berisha aktualisht nga SPAK-u.

Ylli Rakipi: E qartë po akuza që ka ngritur në Shqipëri është një dokument kolektiv.

Artan Hoxha: Sot SPAK ka saktësisht këtë fjali që e ka marrë nga fjalimi i Blinken dhe e ka kthyer në akuzë penale. Deklarata e Blinken vazhdon me akuza më të rënda dhe me aq sa di unë në SPAK akuza ndaj tij sapo ka filluar.

Ylli Rakipi: Pse Berisha do të dënohet sikur ka bërë të gjitha gjërat në Shqipëri?

Artan Hoxha: S’ka nevojë, ai do të gjykohet. Ai mund të dalë edhe i pafajshëm, por do të shkojë siç ka qenë deklarata e DASH. Berisha na premtoi se do ta kundërshtonte këtë vendim të SHBA-ve me një proces në Francë. Di gjë ti çfarë është bërë me atë procesin?

Ylli Rakipi: Po diçka do të thoshte edhe ai.

Artan Hoxha: Unë nuk ndihem mirë në këtë moment që njeriu më i rëndësishëm në 30 vitet e fundit, njeriu që ka qenë dy herë president dhe dy herë kryeministër. Pra në 111 vite shtet, 12 për qind është dominuar nga Sali Berisha dhe nuk ndihem mirë që të jetë sot në këtë pozitë, qoftë edhe në masën e sigurisë.

Berisha ka qenë investimi më i madh amerikan në 20 vite nga viti ’90.

Ylli Rakipi: Jo, jo, nuk ka qenë. Në 1997 jo, por më pas u amnistua se e bënë baltë këta të tjerët.

“Do të përfundosh si Pinoçeti”, Artan Hoxha tregon përballjen në emision me Berishën para 6 vitesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook