“Do vijojë të drejtojë PD!”, Vokshi pas heqjes së imunitetit të Berishës: Mund ta arrestojnë, por ‘berishizmin’ nuk e arrestojnë dot

Deputetja e PD Albana Vokshi e ftuar këtë mesditë në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se vendimi për t’i hequr imunitetin Sali Berishës, ishte një tjetër vendim antikushtetues.

Ajo u shpreh se ‘Sali Berishën mund ta arrestojnë, por ‘berishizmin’ nuk e arrestojnë dot’”’.

“Nuk kisha asnjë pritshmëri që deputetët e PS, që Rama i ka vënë në resht, të mund të ndryshonin qëndrimin e tyre. Një tjetër vendim antikushtetues, që shkelmon kushtetutën përfundimisht, pas vendimeve të njëpasnjëshme nga ana e Edi Ramës.

Kjo është arsyeja pse sot dolën mijëra qytetar për t’i thënë jo diktaturës. Nëse parlamenti eliminohet, sepse e ka eliminuar, ka kaluar një ligj shumë i rëndësishëm për t’i mbyllur hapësirën investiguese opozitës për Komisionet Hetimore…

Mund ta arrestojë Sali Berishën, por ‘berishizmin’ nuk mund ta arrestojë. Shumë më tepër do të jenë në protesta të tjera. Berisha është shtyllë!

Kush e izolon dot nga komunikimi dhe nëse do t’i jepet masa arrest në shtëpi? Mund ta izolosh pjesën tjetër?

Nuk e izolon dot askush Berishën! Berishizmi është frymë. Do vijojë të drejtojë Berisha PD.

Kjo që ka ndodhur sot nuk do ta shuaj opozitën siç kërkon Rama”, tha ajo.

 

Arena e Lajmit

“Do vijojë të drejtojë PD!”, Vokshi pas heqjes së imunitetit të Berishës: Mund ta arrestojnë, por ‘berishizmin’ nuk e arrestojnë dot

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook