Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Qafë Thanës, pala maqedonase punon me staf të reduktuar

Sezoni i festave të fundit ka shkaktuar fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Sipas informacioneve nga policia kufitare bëhet e ditur se fluksi është në palën maqedonase në hyrje të Shqipërisë.

Kryesisht janë qytetarë nga juglindja por edhe nga zona e Përrenjasit, Librazhdit që shkojnë bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut dhe kthehen brenda ditës. Pritja zgjat afërsisht 20 minuta ndërsa bëhet e ditur se pala maqedonase punon me staf të reduktuar.

Po ashtu edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pritet fluks i madh i shtetasve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, Greqi, të cilët do të kthehen për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Arena e Lajmit

Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Qafë Thanës, pala maqedonase punon me staf të reduktuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook