Deputeti i PD-së Flamur Noka ka grumbulluar karriget në mes të sallës së Kuvendit, ndërsa ka pasur tensione mes tij dhe punonjësve të gardës, të vendosur “gardh” para tij
Garda ka tentuar ta ndalojë, por deputeti Noka nuk i ka lejuar.
Ai i kërkon të mos prekin, duke i thënë se do ia hedhë në kokë.
“Hiqi duart se në kokë e keni, në kokë! Meqenëse po përdoreni si kamikazë. S’keni punë t’i prekni”, thotë Flamur Noka.
Ndërkohë në Kuvend do të votohet për dhënien e autorizimit të arrestimit të Sali Berishës.