Heqja e imunitetit të Berishës, reagon Bardhi: Akt i mirëfilltë politik. Një standard për bashkëpunëtorët e Ramës dhe tjetër për kundërshtarët

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon pas vendimit të Parlamentit vetëm me votat e mazhorancës për t’i hequr imunitetin Sali Berishës, duke theksuar se është një vendim politik.

Sipas tij, Parlamenti vendos dy standarde, një për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër për kundërshtarët.

Bardhi: Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi.

Arena e Lajmit

Heqja e imunitetit të Berishës, reagon Bardhi: Akt i mirëfilltë politik. Një standard për bashkëpunëtorët e Ramës dhe tjetër për kundërshtarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook