Gjykata e Vlores ka shtyre edhe seancen e tetë te gjyqit paraprak per ngjarjen e ndodhur ne gusht te vitit 2022 kur mbeti e vrare pasi u perplas nga skafi vogelushja Joana Avdiaj. Gjyqi po zgjatet për më tepër se 6 muaj dhe gjyshi I vogëlushes edhe sot ishte në deren e gjykatës së Vlorës ku tha se shtyrja krijon hapësira që autori ish punonjesi i poicise Arjan Tase të përfitojë gjykim të shkurtuar dhe në përfundim të saj të marrë një dënim simbolik, pavarësisht krimit të rëndë.
Pritet tashmë të nisin një sëre seancash të tjera gjyqësore deri në marrjen e verdiktit final për dënimin e autorëve në këtë ngjarje, atij të përfshirë drejtpërdrejt në humbjen e jetës së 7 vjecares si dhe personave që neglizhuan detyrën.