Klodian Tomorri dhe Mirel Mërtiri
Gazetari Klodian Tomorri u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se bosi i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, doli në intervistë te televizioni i opozitës në funksion të interesit të tij dhe jo të interesit publik. Ai tha se Mirel Mërtiri është personi kyç i të gjithë kësaj çështjeje nga Elbasani në Tiranë dhe ka një fakt shumë domethënës
Pjesë nga biseda
Klodian Tomorri: Ne nuk e dimë qëllimin e Mirel Mërtirit për të dalë në intervistë te Syri.tv. Sigurisht dalja aty ka qenë e qëllimshme, ai i ka bërë llogaritë e veta. Ai doli në funksion të interesit të tij dhe jo të interesit publik. Kur u lajmërua se Mirel Mërtiri do të flasë, gjithkush kishte hipotezat se do të flasë për të mbrojtur një palë dhe për t’i rënë një tjetre, ndërkohë që nuk bëri asnjë nga këto. Por një gjë e dimë të gjithë. Mirel Mërtiri është personi kyç i të gjithë kësaj çështjeje nga Elbasani në Tiranë dhe ka një fakt shumë domethënës. Të inceneratori i Tiranës aksionerët kanë ndryshuar disa herë.
Ylli Rakipi: Tani ai thotë se nuk është pronari i inceneratorit të Tiranës, duke e pyetur edhe moderatorin: a e di ti se çfarë do të thotë pronar.
Klodian Tomorri: Pronar de facto. Sepse SPAK-u e akuzon si pronar de facto.
Ylli Rakipi: Me letra ky është i punësuar.
Klodian Tomorri: Ortakët e “Geogenix” kanë ndryshuar disa herë.