“Kuvendi mori vendim antikushtetues”, Petrit Vasili: Me të njëjtat masa sigurie si me Berishën, Saimir Tahiri u trajtua ndryshe

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë në studion e News 24, se Kuvendi shkeli Kushtetutën duke hequr imunitetin e Sali Berishës.

“Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vendim antikushtetues dhe antiligjor në këtë rast. Të dy të parat i kanë konsideruar heqje lirie po kjo mazhorancë për Saimir Tahirin. Për të njëjtat masa për Saimir Tahirin kërkohet leja e Kuvendit, për Sali Berishën e bënë fakt të kryer.

Ne nuk mund të ishim ortak për paligjshmërinë dhe për këtë gjetën zt.Alibeaj. Kuvendi i jep leje pasi dëgjon relacionin. Si u dhanë mjaft fakte që për zt.Tahiri thanë se nuk duhet të dilnin, për Ahmetajn 1200 faqe. Për zt. Berisha nuk patën nevojë për prova. Pasi i dëgjon Kuvendi këto merr vendimet përkatëse, në të kundërt vendimi është antiligjor. Deputeti i opozitës trajtohet në mënyrë të paligjshme, ndërsa i mazhorancës në mënyrë të ligjshme. Tani kanë futur edhe Rregulloren, ku dënohen për dy muaj që i heq ushtrimin e çdo aktiviteti që praktikisht i heq mandatin.”

Arena e Lajmit

“Kuvendi mori vendim antikushtetues”, Petrit Vasili: Me të njëjtat masa sigurie si me Berishën, Saimir Tahiri u trajtua ndryshe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook