Lajm i fundit- E rëndë në Maliq/ Çifti nga Tirana asfiksohen nga gazi në një hotel, vdes burri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një hotel në Maliq. Një 56-vjeçar është asfiksuar nga gazi dhe ka ndërruar jetë. Policia sqaroi se një çift nga Tirana ishin akoamoduar në hotel dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit, burri ka ndërruar jetë.  Policia ndodhet në vendngjarja për të zbuluar plotësisht shkaqet.

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Arena e Lajmit

Lajm i fundit- E rëndë në Maliq/ Çifti nga Tirana asfiksohen nga gazi në një hotel, vdes burri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook