Largohet nga spitali pasi vendosi defribilator, Luton tregon për situatën e lojtarit që pësoi arrest kardiak në fushë

Mbrojtësi i Luton, Tom Lockyer, u rrëzua pa ndjenja në ndeshjen e fundjavës ndaj Bournemouth. Sfida i ndërpre në minutën e 62-të, me stafin mjekësor që i dha menjëherë ndihmën e shpejtë lojtarit.

Si duket, më e keqja ka kaluar, pasi në njoftimin e klubit të Luton, shkruhet se Lockyer-it i është vendosur një defibrilator dhe është larguar nga spitali për t’u rehabilituar në shtëpi.

“Jemi mirënjohës të raportojmë se kapiteni ynë Tom Lockyer tani ka filluar një periudhë rehabilitimi nga komoditeti i shtëpisë së tij pasi u lirua nga spitali të mërkurën.

Tani mund të konfirmojmë se testet e kryera këtë javë kanë zbuluar se problemi që përjetoi Tom të shtunën ishte ndryshe nga fibrilacioni atrial që pësoi në maj”, – shkruan klubi.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Largohet nga spitali pasi vendosi defribilator, Luton tregon për situatën e lojtarit që pësoi arrest kardiak në fushë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook