Lefter Alla kërkon lirinë në GJKKO: Kam hequr nga pasuria ime për popullin e Bulqizës

Lefter Alla kërkon lirinë në GJKKO: Kam hequr nga pasuria ime

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka kërkuar sërish pafajësinë dhe lirinë nga Gjykata e Posaçme. Në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes ditën e sotme, Alla dhe avokatët e tij paraqitën pretendimet e tyre. Ai ka thënë se ka hequr dorë nga biznesi i tij për t’i shërbyer qytetarëve të Bulqizë, ndërsa nuk pranon akuzat ndaj tij. 

“Jam i pafajshëm, jam zgjedhur me 67 % të votave nga populli i Bulqizës. I kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim. Kam hequr dorë nga biznesi. Nuk kam pasur përvoja të tjera në administratë. Lashë biznesin tim për t’i shërbyer popullit. Kam marrë nga pjesa e familjes time për t’ia vënë në dispozicion popullit. E nderuar gjykatës, shiheni me kujdes këtë punë”, ka thënë Alla.

Ish-kryebashkiaku hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme se nuk e ka marrë në pyetje. Në të njëjtën linjë sa i përket kërkesave ishte edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Enkeleda Lleshi.

“Nuk kam pasur tagër më shumë se të lëshojë urdhra si e deleguara e kryetarit. Nuk kam pasur dijeni se kush është kompania që po kryente punimet”, është shprehur Lleshi. 

Për përgjimet e kryera nga SPAK në kuadër të hetimeve ndaj zyrtarëve, ku Lleshi komunikon me mikun e tij Aqif Konesha që fitoi tenderin e një ujësjellësi me vlerë rreth tre milionë euro, me afat kohor 10-mujor, ajo tha se kishte folur për detyra të tjera.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryetarin e bashkisë së Bulqizës i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat. Ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Alla do të vuajë 2 vite e 4 muaj burg dhe për 5 vite nuk do t’i lejohet që të ushtrojë asnjë funksion publik. Ndërkohë për ish-nënkryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, SPAK kërkoi 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite heqje lirie, si dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ish-kryebashkiaku, Lefter Alla u vu në pranga disa muaj më parë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Lefter Alla kërkon lirinë në GJKKO: Kam hequr nga pasuria ime për popullin e Bulqizës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook