Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” intervistën e bosit të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, në televizionin e opozitës, u shpreh se inceneratorët ishin një skemë mashtruese për të grabitur paratë
Ahmetajn e hetuan për inceneratorët dhe përfunduan te pasuria. Tani po nisen nga pasuria për të gjetur se nga i ka bërë paratë. Kurse për këta nuk është hetim se ku ka kanë shkuar paratë.
Kjo e inceneratorëve nuk është skemë investimi e shkuar gabim, nuk është as skemë korrupsioni në një skemë që është bërë. Është që në fillim një skemë mashtruese për përfitim parash. Inceneratori është thjesht një mjet. Ca i vjedhin paratë me fajde, ca me fatura me TVSH, ca i vjedhin me call-center. Kjo skemë është konceptuar që në fillim për të mashtruar, për të zhvatur paratë publike. Është nisur fillimisht që të bëjnë një incenrator që nuk kushton fare. Inceneratori nuk është asgjë, është një furrë. Por problem i tij janë ndotjet se atje digjen plehra dhe kosto kryesore e inceneratorit kudo në botë janë filtrat e ajrit, që kushtojnë deri 100 herë më shumë se furra.
Këta thanë në fillim: po bëjmë një furrë që kushton 10 lekë dhe po e faturojmë 100 lekë. Pastaj kjo skemë mori përmasa të jashtëzakonshme, duke kaluar në një skemë mashtruese financiare. Pse prkuroria nuk e heton këtë si një skemë mashtrimi financiar, që të merren paratë nga buxheti i shtetit dhe të shpërndahen në këtë rrjet edhe pastrim parash të krimit. S’mund të ketë tre hetime, sepse fragmentojnë këto çështje që të mos merren vesh skemat e qarkullimit të parave.