Nuk ka revolucion përpara krishtlindjeve, Dortmund vendos për të ardhmen e trajnerit

Pavarësisht kualifikimit në 1/8 të Ligës së Kampionëve në “grupin e vdekjes”,  Borussia Dortmund po kalon një moment delikat në kampionat. Skuadra e Edin Terzic është në fakt e pesta, 12 pikë larg nga kreu  dhe ka marrë vetëm 3  pikë në 4 ndeshjet e fundit.

Sipas informacioneve të Sky Sport DE, klubi gjerman vendosi të konfirmojë trajnerin 41-vjeçar Terzic sot pas një takimi që zgjati disa orë me CEO Hans-Joachim Watzke, drejtorin sportiv Sebastian Kehl dhe këshilltarin e klubit Matthias Sammer.

Veçanërisht Watzke e ka vlerësuar gjithmonë punën e madhe të Terzic. Përderisa u shmang një revolucion përpara Krishtlindjeve, tani do të jetë koha që disa lojtarë të paguajnë çmimin për përformanca të dobëta. Dortmund synon që të fitojë titullin kampion në Bundesligë dhe të ketë një ecuri sa më jetëgjatë në Champions League.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Nuk ka revolucion përpara krishtlindjeve, Dortmund vendos për të ardhmen e trajnerit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook