Reagimi i UEFA-s pas vendimit të Gjykatës: Nuk nënkupton miratimin e Superligës Evropiane

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me ankesën e fituar nga Superliga, vjen edhe shënimi zyrtar nga UEFA, e cila duket e patrazuar:

“Ne marrim parasysh, por vendimi nuk nënkupton miratimin apo vërtetimin e të ashtuquajturës ‘Superliga’. Më tepër thekson një mangësi historike në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik i cili tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA është e sigurt në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja”.

Në praktikë, organi më i lartë evropian i futbollit iu bën jehonë fjalëve të Javier Tebas, numrit një të La Liga-s, i cili e kishte komentuar vendimin e sotëm si më poshtë:

“Gjykata e Drejtësisë deklaroi se rregullat për pranimin në garat e UEFA-s dhe FIFA-s duhet të jenë transparente, jo se duhet të pranojnë domosdoshmërisht Superligën. Tashmë, në vitin 2022, UEFA kishte vendosur një procedurë për autorizimin e garave të reja, në të cilat mund të bashkohet Superliga”.

Deklarata e UEFA-s vazhdon: “UEFA mbetet e vendosur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën evropiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’iu shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin sportiv evropian kolektivisht me shoqatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarë, trajnerë, institucione evropiane, qeveri dhe partnerë.

Ne besojmë se piramida evropiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë aktorët e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet evropiane dhe kombëtare.”

()

Arena e Lajmit

Reagimi i UEFA-s pas vendimit të Gjykatës: Nuk nënkupton miratimin e Superligës Evropiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook