Salernitana në prag, Pioli: Ndeshje me peshë, Milan ka potencialin për të përballuar sezonin

Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, theksoi  rëndësinë e ndeshjes së nesërme për skuadrën kuqezi, atë ndaj Salernitanës.

“Shumë ose gjithçka varet nga ndeshja e nesërme. Prej disa kohësh kemi kërkuar vazhdimësinë e fillimit të sezonit, duhet ta përballojmë ndeshjen e nesërme duke i njohur mirë cilësitë dhe karakteristikat tona”.

Si e vlerësoni sezonin e deritanishëm?

“Unë e di se çfarë bëj, cilët lojtarë dhe cilët njerëz i stërvit. Jam absolutisht i bindur për potencialin e ekipit, për momentin nuk mund të jemi shumë të kënaqur me sezonin, por ka ende mundësi për të bërë më mirë” – Tha ai. Milan renditet në vendi ne 3-të me 32 pikë. Deri më tani, ekipi ka fituar 10 ndeshje, ka barazuar 2, ndërsa ka humbur 4.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Salernitana në prag, Pioli: Ndeshje me peshë, Milan ka potencialin për të përballuar sezonin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook