“Shqipëria shpëton nga largimi i Berishës nga politika”, Shabani për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit: Ngjarje pozitive, iku dinozauri i fundit i Ballkanit

Kreu i Nisma Thurje, Endrit Shabani i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, komentoi heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berishës.

Shabani analizoi tre pikëpamjet e këtij procesi ku tha se nga pikëpamja formale është proces normal, nga ajo ligjore ish-kryeministri është i barabartë me qytetarët, ndërsa nga pikëpamja politike ky është fundi i tij politik.

Më tej ai tha se Shqipëria shpëton nga largimi i Berishës nga politika dhe për këtë dhe se populli shqiptar duhet të jetë i lumtur për këtë gjë.

“Nga pikëpamja formale është  proces normal, nga pikëpamja ligjore Berisha është i barabartë si qytetarët. Nga pikëpamja politike, ky është fundi politik. Nga pikëpamja politike çfarë rendësi ka kjo ngjarje? Kjo ngjarje rrëzon dinozaurin e fundit në Ballkan, pasi bashkëkohësit e tij kanë dalë nga politika. Për mua është më e mira. Shqipëria shpëton nga largimi i Berishës nga politika. Është e drejtë nga pikëpamja ligjore. Ne duhet të jemi të lumtur që njerëz si Berisha, Rama dhe Meta të largohen nga politika.

I kam çuar në SPAK 5 dosje për Ramën. Për Metën di që vjedhur thesari i shtetit. Ky është regjim që ka kapur Parlamentin, GJKKO, SPAK, mediat, ama lejet e ndërtimit jepen në mënyrë demokratike. Vetëm lejet e ndërtimit qenkan normale. Praktikisht këta janë bashkë? Nëse janë bashkë, nuk e fut Rama në burg. Të ishte për Ramën, Berisha të rrijë në politikë edhe për 100 vite. E patë si doli me brekushe në zgjedhjet lokale.”, u shpreh Shabani.

()

Arena e Lajmit

“Shqipëria shpëton nga largimi i Berishës nga politika”, Shabani për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit: Ngjarje pozitive, iku dinozauri i fundit i Ballkanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook