Ambasada Shqiptare në Pragë ka reaguar për News24 pas sulmit tronditës në Universitetin e Arteve, me mbi 15 të vrarë.
Sipas ambasadës, për fat të mirë, nuk ka asnjë shqiptarë mes viktimave apo mes të plagosurve.
Ndërkohë mësohet se në këtë Universitet ndodhej edhe një pedagoge nga Shqipëria, por fatmirësisht nuk është lënduar.
Sakaq ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë. Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, njofton ministria.