Sulmi me të paktën 15 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur në Pragë, reagon Rama: Shqipëria dënon dhunën dhe qëndron pranë miqve çekë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Universitetin e Arteve në Pragë, ku një 24-vjeçar vrau të paktën 15 persona dhe plagosi rreth 30 të tjerë.

Në një postim në platformën “X”, kreu i qeverisë shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa shton se Shqipëria dënon dhunën dhe qëndron pranë Republikës Ceke në këto kohë të vështira.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, u shpreh Rama.

()

Arena e Lajmit

Sulmi me të paktën 15 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur në Pragë, reagon Rama: Shqipëria dënon dhunën dhe qëndron pranë miqve çekë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook