“Të na bëhet mësim”, Inzaghi “qan” eliminimin. Motta: Fitore fantastike (VIDEO)

Eliminimi në këtë fazë të Kupës së Italisë, i lë një shije të hidhur trajnerit Inzaghi, por në të njëjtën kohë është dhe një mësim i vyer: “Më vjen shumë keq, dominuam ndeshjen, sigurisht që meritonim ta fitonim, por futbolli i tillë është, kjo duhet të na bëhet mësim. Nuk ishim mësuar të përmbyseshim në kohën shtesë. Djemtë nuk janë të lumtur, askush nga ne nuk është i lumtur pas një ndeshje të tillë. Ne dëshironim të kualifikoheshim në çerekfinale, por nuk ia arritëm”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.

Thiago Motta
Thiago Motta

Thiago Motta, trajneri i Bologna-s, nuk e fshehu kënaqësinë për këtë kualifikim të merituar: “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Ishte një sfidë kundër finalistëve të Champions League, më duhet t’i bëj komplimente të gjithë ekipit. Administrimi i ndeshjes ishte i jashtëzakonshëm, jetojmë për t’i dhuruar njerëzve tanë momente të tilla. Fitoja ishte fantastike”, u shpreh Thiago Motta pas suksesit kundër Inter.

()

Arena e Lajmit

“Të na bëhet mësim”, Inzaghi “qan” eliminimin. Motta: Fitore fantastike (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook