“Transportuesi”, policia prangos në flagrancë 42-vjeçarin në Tiranë, u kap duke transportuar armë

Një 42-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kap duke transportuar një armë zjarri. Shtetasi M.H., u prangos në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”, pasi gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, është finalizuar faza e tretë e operacionit policor të koduar “Transportuesi”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, së bashku me krëhrin e municion luftarak.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Më parë, në kuadër të operacionit “Transportuesi”, janë vënë në pranga dy shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një silenciator, dy automjete e aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas një punë intensive hetimore, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, dhe kanë goditur një tjetër rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.

Si rezultat, në Rrugën e Kavajës u kap dhe u arrestua shtetasi M. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 42-vjeçari i arrestuar, ka siguruar armën e zjarrit, me qëllimin shitjen e saj, te persona të tjerë.

Operacioni “Transportuesi” vijon.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

“Transportuesi”, policia prangos në flagrancë 42-vjeçarin në Tiranë, u kap duke transportuar armë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook