Umerov kërkon që emigrantët ukrainas që t’i bashkohen ushtrisë për të luftuar kundër Rusisë

Umerov kërkon që emigrantët ukrainas që t’i bashkohen

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov është shprehur se ukrainasit që jetojnë jashtë vendit duhet të shërbejnë në ushtri vitin e ardhshëm. Këtë deklaratë ai e bëri për mediat gjermane të mërkurën.

Ai theksoi se ukrainasve të moshës midis 25 dhe 60 vjeç që jetojnë në Gjermani dhe vende të tjera të kualifikuara për shërbimin ushtarak, do t’u kërkohet të raportojnë në qendrat e rekrutimit të forcave të armatosura.

“Ne do t’u dërgojmë atyre një ftesë,” shpjegoi Umerov, duke shtuar se rekrutimi duhet të bëhet në baza vullnetare, përndryshe ekziston mundësia e sanksioneve. “Ne ende po diskutojmë se çfarë do të ndodhë nëse ata nuk vijnë vullnetarisht,” tha Umerov, duke shtuar se sipas mendimit të tij “nuk është një dënim të mbrosh dhe t’i shërbesh vendit tënd. Është një nder.”

Umerov kërkon që emigrantët ukrainas që t’i bashkohen ushtrisë për të luftuar kundër Rusisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook