Vrasja e Ardian Nikulajt/ Maroku pranon kërkesën, lejon ekstradimin e autorit

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Maroku pranon kërkesën, lejon ekstradimin e

Maroku ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin Ruben Ribeiro Saraiva, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualjt në Shëngjin. Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili dha detaje me një postim në “Facebook”.

Njoftimi i Ballës: 

“Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri”, shkruan ministri Taulant Balla.

 

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Maroku pranon kërkesën, lejon ekstradimin e autorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook