Një shtetase shqiptare me automjet të llojit “Ford Kuga” me targa italiane e dehur në timon dhe me birrë në automjet ka hipur mbi trotuarin në sheshin përpara bashkisë Vlorë.
Në sheshin përpara bashkisë tashmë po zhvillojnë koncertin e tyre fëmijë të kopshteve të qytetit ku gjenden me dhjetëra fëmijë dhe qytetarë. Kanë mbërritur efektivët e policisë, por zonja nuk pranon të zbres nga makina teksa nuk pranon as të largohet me automjet.
Ajo ka shpërthyer në sharje ndaj çdo personi që i afrohet.