“Eh moj bijë, sa hyjnë e dalin këtu”, dëshmia në dosjen e SPAK për Alma Kaçin kur u largua nga zyra e Safet Gjicit

"Eh moj bijë, sa hyjnë e dalin këtu", dëshmia

Safet Gjici dhe Alma Kaçi

Granit Gjana, të cilit i është komunikuar akuza për shkelje të barazisë në tendera në një procedim tjetër penal, ka qenë mes personave që ka dëshmuar lidhur me dosjen Gjici-Kaçi, në kuadër të së cilës këta të fundit akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv i funksionarëve shtetëror.

Gjana, që në kohën kur u publikua video-skandali ishte nënkryetar bashkie në Kukës, tregon si u njoh me Alma Kaçin si dhe ka dhënë sqarime rreth veprimeve të tij që kishin të bënin me kërkesën e kësaj shtetaseje për një tender për qentë endacakë.

Në dëshmi evidentohet se Gjana pas urdhrit të shefit të tij Safet Gjicit, kishte insistuar që Kaçi të paraqiste kërkesat e saj, por nuk i ishte përgjigjur, teksa pretendon se edhe ka nisur të dyshojë. Madje shton se ka vënë në dijeni Gjicin se Kaçi mund të ketë bërë video.

Kjo dëshmi ngre pikëpyetje se pse funksionari vendor, numri dy i bashkis që më vonë do bëhej prefekt, do duhej të dyshonte për diçka të tillë, apo nëse kishte ose jo dyshime apo informacione që në Bashkinë që drejtohej nga Safet Gjici, eprori i tij mund të bënte veprime të tilla komprometuese përderisa ekziston shqetësimi që mund të kishte filmime.

Në dosjen e SPAK thuhet:

“Me date 09.06.2023, diten e betimit te Kryetarit te Bashkise Kukes ndodheshin ne Pallatin e Kultures ne Kukes ku eshte mbajtur mbledhja e pare e Keshillit Bashkiak. Ne perfundim te votimeve per anetaret e keshillit te qarkut, mori fjalen shtetasi Astrit Cengu dhe me tone te ashpra duke iu drejtuar kryetarit Gjici dhe duke tundur telefonin qe kishte ne dare deklaronte se ky i fundit edhe pak kohe do të qendronte ne detyre per shkak te nje video qe do behej publike dhe qe do te trondiste te gjithe vendin. Nder te tjera deklaruesi shton se eshte vene ne dijeni per permbajtjen e videos vetem diten e publikimit neper media pra me date 16.06.2023. Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma Kaci te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha. Gjithashtu Gjana deklaron se ne ditet  ne vijim pas takimit me Alma Kacin ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik me te  dhe ka insistuar qe kjo e fundit t’i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha. Vetem pas ketyre tentativave qe nuk gjenin pergjigje tek Alma Kaci ai ka krijuar bindjen se ideja e projektit mund te ishte nje tentative mashtrimi dhe se kjo shtetase nuk ishte serioze dhe per kete ka biseduar edhe me kryetarin Gjici i cili i ka sugjeruar qe te vihet ne kontakt edhe fizikisht me shtetasen Alma Kaci per te kuptuar nese kishte realizuar ndonje video ne zyren e Bashkise diten e takimit. Ai gjithashtu shton se eshte vene ne dijeni se Safet Gjici dhe Alma Kaci jane takuar edhe nje here tjeter ne zyre perpara dates 06.06.2023.”

Edhe Alma Kaçi në dëshminë e saj thotë se në dalje nga bashkia pas marrëdhënies seksuale me Gjicin në zyrën e këtij të fundit, kishte takuar një të moshuar që i kishte thënë fjalë thumbuese: “Eh moj bijë sa hyjnë e dalin këtu”, që sipas Kaçit i lanë të kuptonte se nuk ishte e para që dilte nga bashkia në atë gjendje.

“Eh moj bijë, sa hyjnë e dalin këtu”, dëshmia në dosjen e SPAK për Alma Kaçin kur u largua nga zyra e Safet Gjicit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook