Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Berishës, Balla: Ka marrë fund koha kur nuk zbatoheshin vendimet e prokurorëve dhe gjykatave

“Koha kur në Shqipëri vendimet e prokuroreve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund. Tashmë të gjithë janë të barabartë para ligjit”. Kështu e ka komentuar nga Fieri vendimin e Kuvendit për t’i hapur rrugë arrestimit të Sali Berishës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ky i fundit ka theksuar se; “sot jemi në një moment të rëndësishëm historik të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar.”, tha ai.

Balla është ndalur edhe te pronat e sekuestruara, ku sipas tij janë miratuar ndryshime në ligjin për administrimin e tyre. “Në cilësinë e ministrit të Brendshëm kam urdhëruar ndalimin e shitjes së pronave të sekuestruara”, ka thënë Balla teksa ka theksuar se të gjitha pronat e konfiskuara nga subjektet kriminale do t’i vihen ne dispozicion organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile.

Këto deklarata Balla i ka bërë gjatë prezantimit të prefektit të ri të qarkut Fier, Rajmonda Balilaj e cila ka zëvendësuar në këtë post Lefter Shehajn.
()

Arena e Lajmit

Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Berishës, Balla: Ka marrë fund koha kur nuk zbatoheshin vendimet e prokurorëve dhe gjykatave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook