“Meritojeni në fushë”, futbolli kundër Super Ligës, të gjithë në krahë të UEFA-s

Futbolli është futur në erën post moderne. Si do të shkojnë gjërat në muajt në vijim, 21 dhjetori do të kujtohet gjatë, si data kur Gjykata Evropiane e Drejtësisë doli kundër UEFA-s, i dha të drejtë klubeve të vetorganizohen, të krijojnë turne alternativë, të paktën ligjërisht, pa qenë të kërcënuar nga UEFA dhe FIFA me sanksione. Pavarësisht këtij vendimi, klubet, pjesa më e madhe e tyre kanë dalë kundër, ose më saktë kanë dalë edhe një herë në krah të UEFA dhe FIFA-s.

182830948 3a3be67c 4d41 4d13 95e9 293f1e7878f5
182830948 3a3be67c 4d41 4d13 95e9 293f1e7878f5

Në Itali, Roma dhe Inter reaguan publikisht, vetëm Napoli duket i hapur për një projekt të ri. Në Angli, kjo çështje mori edhe një herë përmasa zyrtare, ku Liga reagoi publikisht duke dalë në krahë të UEFA-s, por tifozët janë ende të përçarë. Jo vetëm Premier League, por edhe qeveria britanike doli kundër duke theksuar se klubet angleze nuk mund të marrin pjesë në turne të tjerë. Publikisht reagoi edhe La Liga, jo vetëm me reagime zyrtare, por ekipet zbritën në fushë me fanella me mbishkrimin:

182831458 B536a904 83dd 499b 866b 6feee0c6788c
182831458 B536a904 83dd 499b 866b 6feee0c6788c

“Meritojeni në fushë”. Në Spanjë, diskutimi është më ndryshe, pasi dy klubet më të mëdha, Real Madrid dhe Barcelona janë ideatorët kryesor të Super Ligës. Me një notë zyrtare doli edhe futbolli gjerman duke i premtuar besnikëri UEFA dhe FIFA-s.

()

Arena e Lajmit

“Meritojeni në fushë”, futbolli kundër Super Ligës, të gjithë në krahë të UEFA-s

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook