Një blogere bullgare me ‘buzët më të mëdha në botë’ po i dhuron vetes më shumë injeksione këtë vit si një dhuratë për Krishtlindje – por familja e saj nuk është dakord.
Ajo është e emocionuar për injeksionin e ri ndërsa të gjitha procedurat së bashku i kanë kushtuar 19.000 paund. Por këto ndërhyrje i kanë shqetësuar familjen dhe miqtë e blogeres sepse janë në merak për shëndetin e saj.
Andrea dëshiron të gjejë një partner, edhe pse kjo ka qenë një sfidë në të shkuarën por kushti i saj është që ata të pranojnë pamjen e saj.“Ata mendojnë se diçka e keqe do të më ndodhë dhe se të gjitha procedurat e bukurisë mund të çojnë në pasoja fatale në të ardhmen”, shpjegon ajo. “Unë jam e rritur dhe mund të vendos vetë se ç’do të bëj me trupin tim.
Nëse jam e lidhur me dikë dhe më thotë se nuk ndihet rehat kur ecim bashkë në rrugë për shkak të pamjes time, ndahem. Ndihem keq dhe e ofenduar, ndaj kërkoj një partner që nuk shqetësohet nga pamja ime. Do të doja të dashurohesha vërtet dhe marrëzisht me njeriun e duhur për mua sepse mendoj se dashuria është gjëja më e bukur në botë”.
26-vjeçarja i dhuron vetes injeksione buzësh çdo Krishtlindje dhe madje vitin e kaluar ofronte puthje nën veshtull për të mbuluar shpenzimet.
“Dua ta nis Vitin e Ri me më shumë injeksione”, shprehet ajo. Ajo nuk di saktësisht se sa ndërhyrje ka bërë në fytyrë, por mezi pret që të shtojë edhe më shumë numrin e tyre.