Rreth 12 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian për periudhën janar-shtator. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, kërkesa për azil ka rënë me 32% krahasuar me vitin 2022, periudha e cila ka shënuar nivelin më të lartë të azilkërkuesve.
Gjatë këtij viti, muaji shtator ka pasur më shumë kërkesa, 1240 persona kërkuan azil.
Rreth 60% e aplikuesve kërkojnë azil për herë të parë, ndërsa pjesa tjetër janë riaplikantë. Franca mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve për azil, e ndjekur nga Gjermani e më pas Italia.