Po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje 40-vjeçari shqiptar në Itali

Po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje 40-vjeçari

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali, teksa ishte rrugës për në punë. Ai ka qenë në makinë me një bashkatdhetar dhe koleg kur furgoni i tij “Ulisse” është përplasur me një makinë “Volksëagen” në rrugën rajonale 439 në komunën e Lajaticos.

Për 40-vjeçarin Edmond Zero, një shqiptar me banim në Fornacette në komunën e Calcinaia, nuk mund të bëhej asgjë, pavarësisht ndërhyrjes pothuajse të menjëhershme të dy punonjësve të shëndetësisë që u gjendën në vendin e ngjarjes. Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.

Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në drejtim të Pontederës. Policia bashkiake e Peccioli dhe Lajatico po heton për shkaqet e aksidentit.

Mbetet për t’u parë se cili nga dy drejtuesit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me tjetrin. Përplasja ishte shumë e dhunshme. Dy makinat janë shkatërruar. Pjesët e karrocerisë dhe motorët fluturuan me metra larg. Pas përplasjes ata të dy përfunduan në anë të rrugës, në anë të kundërta dhe të dy u kthyen në të njëjtin drejtim.

 

Po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje 40-vjeçari shqiptar në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook