Tabaku takim me ambasadorin e BE-së: Koha që procesi i integrimit të ofrojë ndryshime të prekshme

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka takuar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Tabaku shkruan në një status në Twitter se në këtë takim, i cili ishte dhe i pari i saj me ambasadorin, theksoi nevojën urgjente për dialog dhe reforma.

Në postimin e saj, deputetja thotë se si opozitë, PD po kërkon transparencë, luftë ndaj korrupsionit dhe balanca të forta në Parlament. Ndërsa thekson se tashmë ka ardhur koha që “procesi i integrimit të Shqipërisë të ofrojë ndryshime të prekshme.”

“Theksova nevojën urgjente për dialog & reforma. Si opozitë, ne po kërkojmë transparencë, luftë korrupsionit dhe kërkojmë kontrolle dhe balanca më të forta nga parlament. Koha që procesi i integrimit të Shqipërisë të ofrojë ndryshime të prekshme.”, u shpreh Tabaku.

Arena e Lajmit

Tabaku takim me ambasadorin e BE-së: Koha që procesi i integrimit të ofrojë ndryshime të prekshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook