Tatimi për profesionet e lira/ Eksperti kontabël: Ligji duhet të ndryshonte, s’ka më trajtim preferencial. Stefani: Ja personat që do të preken

Eksperti kontabël Altin Sulejmani, i ftuar në studion e News24 ka komentuar ligjin që do të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit të ardhshëm për tatimin mbi profesionet e lira.

Sulejmani u shpreh se ky ligj kishte nevojë për ndryshime dhe se këto të fundit i japin zgjidhje një anomalie që është krijuar si rezultat i disa normave përjashtuese të të njëjtit ligj.

Ai shtoi se kjo do të thotë se profesionet e lira nuk po taksohen më shumë, por thjesht nuk do të kenë më trajtim preferencial për shkak të ligjit.

“Po preket një nga ligjet kryesore të shtetit për taksat, pra ai i tatim fitimit mbi të ardhurat. Ligji kishte nevojë për ndryshime. Ligji i jep zgjidhje disa anomalive që kanë ardhur si rezultat i disa normave përjashtuese të të njëjtit ligj. Profesionet e lira nuk po taksohen më shumë. Duke qenë se kemi pasur normën e famshme që deri në 14 mln lekë paguhej zero, ka profesione që nuk do të kenë më trajtim preferencial.

Taksimi ka filluar me 30% në 1980, më pas shkoi 25%, 23% dhe ndodhi ajo që ishte revolucioni i madh, taksa e sheshtë 10% për 6 vite me radhë. Më pas ajo që ndodhi ishte përshkallëzimi i normave tatimore për kategori të caktuara. Kjo rezultoi të prodhonte anomali. Anomalia kryesore, e cila me të drejtë ligji kërkon të zgjidhë, është se shumë të punësuar zgjodhën të hapin një person fizik, duke përdorur një hapësirë ligjore nga një lehtësim jo i mirëmenduar. Paga tatohej deri në 23%, ndërsa për xhirot deri në 14 mln lekë paguhej zero”, u shpreh ai.

Pedagogu i departamentit të Ekonomisë, Ervin Stefani shtoi se tatimi tanimë do t’i referohet personit fizik i cili kategorizohet si i vetëpunësuar.

Ai zbuloi më konkretisht se një person që fiton 16 milionë lekë të reja paguan 15% për 14 milionë lekë dhe 23% për 2 milionë të tjera.

“Individët e punësuar do kenë po ashtu risi, ndërsa individët e vetëpunësuar kanë një NIPT si profesionistë të lirë. Preken personat fizikë që ushtrojnë aktivitete të caktuara të profesionistëve të lirë, por edhe entitetet. Ka disa ndryshime të rëndësishme.

Nëse kishim një regjim taksimi vjetor, tani e kemi të formës juridike. Tatimi i referohet personit fizik, i cili nën kategorizohet si tregtar dhe i vetëpunësuar. Forma tjetër e taksimit është entiteti, me tarifën e korporatës.

Një person fizik që fiton 16 milionë lekë të reja paguan 15% për 14 mln lekë dhe 23% për 2 mln të tjera”, tha ai.

Arena e Lajmit

Tatimi për profesionet e lira/ Eksperti kontabël: Ligji duhet të ndryshonte, s’ka më trajtim preferencial. Stefani: Ja personat që do të preken

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook