Tjetër goditje për Milanin/ Operohet Pobega, do të rikthehet në pranverë

Sipas asaj që është mësuar nga redaksia e “Milan News.it”, Tommaso Pobega është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni pas dëmtimit të pësuar në Milan-Monza, dëmtim që preku tendinën në kofshën e majtë.

Mesfushori, i cili duket se do të mungojë për disa muaj, ndodhej që dje në Finlandë për t’iu nënshtruar një operacioni që me sa duket, është kryer me sukses. Rikthimi i tij mendohet të jetë në pranverë, rreth muajt prill, ç’ka rrit nevojën e Milanit për mesfushorë, në rast se Benaseri shkon në Kupën e Afrikës dhe sidomos nëse Kruniçi, siç thuhet, transferohet te Fenerbahçe.

Kjo është një ndërlikimi i mëtejshëm i situatave te kuqezinjtë që po përgatiten të ndërhyjnë në merkato, për të siguruar në radhët e tyre një mbrojtës dhe sidomos një sulmues./ PANORAMASPORT.AL

Arena e Lajmit

Tjetër goditje për Milanin/ Operohet Pobega, do të rikthehet në pranverë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook